Trajneri i Burnleyt, Vincent Kompany, ka vlerësuar paraqitjet e portierit të Kosovës, Arijanet Muriq. Ai ka thënë se pritjet e tij në përballjen ndaj Norwichit të martën ishin vendimtare për Burnleyn. Burnley fitoi ndeshjen 1:0, ndërsa Muriq ia mohoi golin e barazimit Teemu Pukkit.
“Nuk mund të shkojë sezoni pa shikuar prapa këto lloj momentesh, me një portier që ka bërë pritje të mëdha. Ai e la portën e tij të zbrazur dhe në ndeshje të tilla ju keni nevojë për një portier si ai”, ka thënë Kompany për “Burnley Express”.
Muriq, 23-vjeçar, është portier i parë edhe te klubi anglez që garon në “Championship”. Burnley është lider në 32 pikë.
Artikuj të ngjashëm