Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kompany tërhiqet nga futbolli aktiv

Mbrojtësi belg Vincent Kompany është tërhequr nga futbolli aktiv dhe do ta vazhdojë karrierën si kryetrajner i Anderlechtit.

Kompany ka fituar katër tituj të Premier Leagues me Manchester Cityn, para se të largohej verën e vitit të kaluar, duke e marrë postin lojtar-trajner te Anderlechti.

Kompany 34-vjeçar në rrjetet sociale ka konfirmuar se është tërhequr nga futbolli aktiv dhe se do të koncentrohet në postin e trajnerit.