Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Komentatori qan në emision për humbjen e Milanit

Tiziano Crudeli njihet si një nga komentatorët më të çmendur dhe tifoz i flaktë i skuadrës italiane të Milanit.

Shumë herë ai është parë duke qarë si fëmijë në emision vite më parë për sukseset e kësaj skuadre, por këtë herë historia ndryshon, shkruan gazetatema.

Dëshpërimi ishte i madh dhe i tejkaloi limitet kur Milani humbi dje me rezultat 5-0 ndaj Atalantas.

Pikërisht në ndeshjen e fundit të vitit 2019, për t’ua bërë kështu dhuratën më të shëmtuar tifozëve.

“T’ju vijë turp! Kërkoni falje! T’ju vijë turp! T’ju vijë turp! Sepse mund të humbasësh, por jo kështu. Një turpërim që nuk është parë ndonjëherë më herët. Duhet të ketë minimumin e krenarisë”, ka thënë Crudeli duke qarë në emision.

Artikuj të ngjashëm