Ndeshja kualifikuese e Kupës së Botës në Amerikën e Jugut ndërmjet Kolumbisë dhe Kilit do të lejohet ta ketë të mbushur me tifozë 50% të stadiumit, kanë raportuar mediat lokale të enjten.
Duke e cituar ministrin e shëndetësisë të këtij vendi, gazeta “El Tiempo” ka raportuar se kjo ndeshje pritet t’i ketë 23 mijë shikues të pranishëm në stadiumin “Metropolitano Roberto Melendez” në Barranquilla, në Kolumbinë veriore.
Trupi qeverisës, CONMEBOL, ka marrë miratimin nga FIFA për ta organizuar rrethin e tretë të kualifikimeve të Kupës së Botës, në mënyrë që ta kompensojë pezullimin nga datat e muajit korrik për shkak të rasteve të shumta me Covid-19.
Klubet evropiane kanë kërcënuar se nuk do t’i lirojnë lojtarët e tyre për datat që janë të ndara për ndeshje të përfaqësueseve.