Futbollisti kosovar Benjamin Kololli me shumë mundësi do t’i bashkohet Baselit, ka shkruar Blick të martën.
Kololli është larguar nga Japonia pas dy vjet e gjysmë dhe pritet të kthehet në Zvicër.
Skuadra që është më së afërmi të sigurojë shërbimet e sulmuesit të krahut është Baseli.
Baselin e drejton Fabio Celestini, me të cilin Kololli ka punuar te Laussane. Kololli prej verës së vitit 2021 ishte te Shimizu S-Pulse në Japoni.