Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kololli asiston në barazimin e Zuerichut

Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Benjamin Kololli ka asistuar në golin e dytë te Zuerichu që barazoi në udhëtim përballë Lausannes me rezultatin 2:2. Futbollisti i krahut asistoi në golin e dytë të shënuar në minutë ne 14-të për rezultatin 2:0.

Por, Lausanne shënoi dy gola në pjesën e dytë për ta barazuar rezultatin në 2:2, rezultat me të cilin edhe y mbyll takimi i xhiros së 33-të të zhvilluar të dielën. Kololli luajti deri në minutën e 77-të dhe në vend të tij hyri Blerim Xhemaili. Titullar te Zuerichu ishte edhe Hekuran Kryeziu dhe toni Domgjoni. Kryeziu e Domgjoni luajtën deri në fund të takimit, kurse si rezervist luajti edhe Lindrit Kamberi.