Sport

Koeman i mungon Barçës në dy ndeshjet e ardhshme

Trajneri Ronald Koeman do të mungojë në dy ndeshjet e rëndësishme të Barcelonës pasi të premten është suspenduar nga Federata e Futbollit të Spanjës.

Koeman u përjashtua nga ndeshja në humbjen e Barcelonës 2:1 nga Granada të enjten dhe për këtë arsye është suspenduar.

Për shkak të suspendimit, Koeman nuk do të jetë në gjendje ta udhëheq Barcelonën në duelin kundër Valencias që luhet të dielën dhe atë ndaj Atletico Madridit që do zhvillohet në “Camp Nou” më datën 8 maj.

Barcelona, aktualisht është e treta në tabelë me 71 pikë të mbledhura, sa i ka edhe Real Madridi në pozitën e dytë. Ndërkohë, Atletico Madridi është lider me 73 pikë në La Liga.