Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Koeman do të kthehet në krye të Holandës pas Botërorit

Ronald Koeman do të rikthehet në krye të Përfaqësueses së Holandës pas Kampionatit Botëror “Katari 2022”. Këtë e ka konfirmuar të mërkurën edhe Federata e Futbollit të Holandës.

Koeman te Holanda do ta zëvendësojë Louis van Gaalit, i cili ka thënë se nuk do ta vazhdojë punën e tij pas përfundimit të Botërorit në Katar. Kjo i ka mundësuar federatës që ta sjellë Koemanin, i cili u largua nga Holanda para dy vjetësh për ta marrë drejtimin e Barcelonës, ekip i cili e shkarkoi në muajin tetor të vitit të shkuar.

“Qysh në mandatin e tij të parë si trajner, Koeman pati rezultate të mira dhe të gjithë ishin të lumtur me punën e tij”, ka thënë drejtoresha e federatës holandeze Marianne van Leeuwen.

Detajet e marrëveshjes me Koemanin nuk janë bërë të ditura. Vetë Koeman ka thënë se është shumë i kënaqur që po rikthehet te Holanda.

“Është moment i duhur. Rezultatet ishin të mira dhe unë kam raporte të mira me lojtarët. Është e qartë se do ta vazhdojë punën ku e kam lënë”, tha Koeman.