Selektori i Holandës, Ronald Koeman, thotë se skuadra e tij ka cilësi të mjaftueshme për të mposhtur çdo kundërshtar në Kupën e Botës që mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.
Holanda në Botëror është në Grupin F me Japoninë, Suedinë dhe Tunizinë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo63-vjeçari Koeman ende nuk e ka publikuar listën përfundimtare të futbollistëve të cilët do t’i ftojë për Botëror.
“Njerëzit mund të mos na shohin si një nga favoritët për të fituar Kupën e Botës. Por forca e Holandës është se mund të mposhtim këdo, sepse cilësia është në skuadrën tonë. Mendoj se kjo skuadër është në rrugën e duhur. Dua që lojtarët të luajnë me vetëbesim, me personalitet, duke i kuptuar cilësitë e tyre”, u shpreh Koeman, shkruan të martën “Reuters”.
Legjendja Koeman e mori drejtimin e Holandës më 1 janar të vitit 2023.