Justin Kluivert thotë se “mezi pret” që të bëhet lojtar i Romës, teksa është duke kompletuar transferimin nga Ajaxi.
Kluiverti do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me klubin italian, menjëherë sapo të kryejë testet mjekësore.
“Jam i lumtur që jam në Romë. Mezi pres të kryhet marrëveshja”, ka thënë ai.
Anësori 19-vjeçar i ka kushtuar Romës gati 20 milionë euro, me Ajaxin që do të përfitojë 9 për qind të çfarëdo shitjeje në të ardhmen dhe agjenti Mino Raiola që përfiton 20 për qind të vlerës së transferimit.
Artikuj të ngjashëm