Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kluiverti hapave të babait, ëndërron të luajë për Barçën

Sulmuesi i Ajaxit, Justin Kluivert ka bërë të ditur se do t’i pëlqente të luante për Barcelonën gjatë karrierës së tij.

Kluivert konsiderohet si njëri prej lojtarëve me të ardhme të ndritur në futbollin evropian dhe në 44 paraqitje ai ka realizuar nëntë gola për ekipin holandez.

Manchester Unitedi është lidhur me një transferim të të riut holandez, por ai ka paralajmëruar se Barça është destinacion i preferuar i tij, ekip për të cilin babai Patrick luajti në 257 ndeshje.

“Ëndrra ime? Barcelona. Është klub i ëndrrave. Të shkoja hapave të babait? Po. Është klubi i ëndrrave të mia”, ka thënë Kluiverti i ri.

“Nuk do të më pengonte të shkoja diku tjetër, por Barça është ëndërr”.