Trabzonspor raportohet se është duke përgatitur një ofertë për mesfushorin e Manchester Unitedit, Marouane Fellainin.
29-vjeçari ka dështuar të tregojë formën e tij më të mirë që prej transferimit në Old Trafford nga Evertoni, por ka luajtur rregullisht në formacionin e Jose Mourinhos.
Sipas gazetës turke Milliyet, Trabzonspori beson se Fellaini do të pranojë një ofertë luksoze.