Presidenti i Real Sociedadit, Jokin Aperribay, ka konfirmuar se klubi i tij ka shprehur interesim për transferimin e Adnan Januzajt, por e ardhmja e anësorit shqiptar varet tërësisht nga Manchester Unitedi.
Që prej debutimit në sezonin 2013-14 kur shpërtheu tek Unitedi, Januzaj vitet e tjera deri më tani i ka kaluar si i huazuar, fillimisht te Borussia Dortmundi e më pas te Sunderlandi.
Interesim për të kanë shprehur edhe Roma me Celticun, por klubi anglez kërkon 10 milionë funte për të.
“Është e vërtetë që kemi shprehur interesim, por nuk jemi në bisedime me Manchesterin dhe as me lojtarin”, ka thënë presidenti i Sociedadit për Mundo Deportivo.
“Jemi duke pritur vendimin e Manchester Unitid dhe pastaj ne do të veprojmë. Janë shumë klube të interesuara për të dhe transferimi i tij nuk do të jetë i lehtë”.