Roma është në kërkim të një qendërmbrojtësi dhe Nacho Fernandez i Real Madridit është synimi kryesor i italianëve.
28-vjeçari ka bërë 30 paraqitje me “Los Blancos” deri tani këtë sezon, duke shënuar katër gola në të gjitha garat, transmeton KTV.
Sipas të përditshmes italiane “Corriere dello Sport”, paraqitjet e tij i kanë rënë në sy drejtorit sportiv të “Giallorossëve”, Monchit, i cili shpreson që ta sjellë lojtarin në “Olimpico”, pasi ai mund të luajë në çdo pozitë të mbrojtjes.
Me madrilenët, Nacho ka kontratë deri në vitin 2020.
Artikuj të ngjashëm