Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Nacho sërish në radarin e Romës

Mbrojtësi i Real Madridit, Nacho Fernandez, është sërish në radarin e Romës.

27-vjeçari është kërkaur që disa sezone nga romakët, ndërsa sipas “Gazetta dello Sport” dhe “Marca” klubi kryeqytetas ka dërguar edhe një ofertë të re.

Kontrata e futbollistit me kampionin e Evropës skadon në vitin 2020 dhe për të klubi kërkon së paku 15 milionë euro, por drejtori sportiv i Romës, Monchi, shpreson që të shfrytëzojë premtimin për ekip të parë dhe pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve për të bindur Nachon që të kalojë në Serie A.