Transferimi i Antonio Rudigerit te Chelsea dukej punë e kryer, por një gjë e tillë mund edhe të mos ndodhë, pasi në garë për të ka hyrë edhe Manchester City i Pep Guardiolas.
Raportohej se Chelsea ka arritur marrëveshje me Romën për 33 milionë euro plus 5 bonuse, dhe gjermani duhej t’iu nënshtrohej testeve mjekësore të martën ose të mërkurën, por Sunday Mirror dhe Daily Star raportojnë se City ka bërë ofertë për të, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVëllai i Rudigerit ende nuk ka nënshkruar marrëveshjen me Chelsean për kushtet personale të lojtarit, dhe tashmë gjërat mund të ndryshojnë, jo në favor të kampionit anglez.