Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Klubi anglez blen Dignen nga Barcelona për 25 milionë euro

Goal raporton se Barcelona është pajtuar që ta shesë mbrojtësin e krahut të majtë, Lucas Digne te Evertoni.

Sipas këtyre raporteve thuhet se Evertoni për shërbimet e tij do të paguajë nga 22 deri në 25 milionë euro, transmeton Koha.net.

Ish-mbrojtësi i Romës dhe PSG-së, që mbushi 25 vjeç javën e kaluar, nuk është i lumtur te Barcelona pasi në sezonin e kaluar kishte pak hapësirë nën menaxhimin e Ernesto Valverdes.