Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Klubet vazhdojnë t’i injorojnë mediat

Gazetarët e sportit në Kosovë vazhdojnë të kryejnë punën e tyre në kushte të mjerueshme që ofrojnë stadiumet dhe klubet kosovare.

Madje, përveç kushteve minimale për punë, në shumë raste nuk janë as të siguruar, ku përveç sulmeve, në disa raste pengohen edhe ta kryejnë punën e tyre, raporton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Rastet e fundit ishin në Podujevë, ku u godit gazetari nga tifozët llapjanë si dhe ditë më parë në stadiumin “Adem Jashari”, ekipi i Kohavisionit u pengua dhe nuk u lejua të hyjë në stadium për ta përcjellë ndeshjen Trepça – Llapi.

Federata e Futbollit e Kosovës, para disa muajve, ua ka ndarë të gjitha klubeve një pjesë të mjeteve financiare që i ka siguruar nga UEFA, për të rregulluar vendin për media. Por, vetëm pak prej tyre e kanë bërë një gjë të tillë, kurse shumica as që janë marrë me atë punë.

Sekretari i FFK-së, Eroll Salihu, ditë më parë, ka treguar për Sportin në KTV se sa para ua kanë ndarë klubeve.

Në anën tjetër, anëtari i Shoqatës së Gazetarëve Sportivë të Kosovës, Edmond Thaçi, që njëherësh është komentator i sportit në Radio Kosovë, tregon për kërkesat që kanë bërë për përmirësimin e kushteve për gazetarë.

Shoqata duket e pafuqishme, pasi kërkesat e tyre nuk janë marrë parasysh dhe gazetarët vazhdojnë të bëjnë punën e tyre pa kushte dhe në disa raste edhe të rrezikojnë shëndetin e tyre.

Ndërkaq, gazetari dhe komentatori Milaim Krasniqi tregon se si para më shumë se 10 vjetëve, gazetarët janë trajtuar më mirë sesa në ditët e sotme.

Ai mendon se Federata duhet t’i detyrojë klubet që të rregullojnë infrastrukturën për media dhe kjo, sipas Krasniqit, mund të ndodhë brenda ditës.

Duhet theksuar se edhe përkundër pranimit të FFK-së në UEFA dhe FIFA, gjendja dhe trajtimi i gazetarëve të sportit vazhdon të jetë i njëjtë.