Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gazetarët në Kosovë po përballen me shkeljet e të drejtave të tyre

Në takimin e grupit punues për "Kushtet e punës së gazetarëve", të organizuar nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, u tha se gazetarët në Kosovë po përballen me shkelje të të drejtave si dhe me mungesë të kushteve të punës.

Gazetarja e KTV-së Ardiana Thaçi – Mehmeti, pjesë edhe e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, tha se gazetarët po përballen me shkelje të të drejtave në punë në mungesë të kushteve në punë dhe shkeljeve të të drejtave të tyre.

Mirëpo sipas saj, për shkak të ndëshkimeve që mund të kenë nga punëdhënësit, gazetarët hezitojnë të raportojnë shkeljet e tyre.

Kaltrina Hoxha nga OSCE, tha se vitet e fundit gazetarët kanë raportuar për mungesë të kushteve të punës, punë shtesë pas orarit pa pagesë, për punë praktike deri në 12 muaj kur ata janë të aftë për punë, transmeton KP.

Zhelko Tvrdishiq nga Radio Kontakt Plus tha se në vendin e tij të punës orari i punës rregullohet me rregullore të punës.

Edhe Gazetarëve iu kërkohet që të raportojnë edhe për shkeljet që u bëhen atyre në vendin e punës Arbëri Gazetarëve iu kërkohet që të raportojnë edhe për shkeljet që u bëhen atyre në vendin e punës

Ndërsa sa i përket mungesës së kushteve të punës, ai tha se institucionet duhet të merren me përmirësimin e gjendjes aktuale.

"Puna shtesë zakonisht parashihet për projekte të tjera dhe paguhet. Natyrisht, pagat ndonjëherë mund të jenë më të larta por besoj se jemi në mesatare të pagave në Kosovë. Mund të them se jam mjaft pesimist kur flasin për mediat e vogla serbe pasi që vazhdimisht ka më pak donatorë dhe tregu nuk ka mjaft qëndrueshmëri. Në përgjithësi kushtet e punës së gazetarëve janë larg asaj se si duhet të jenë", u shpreh ai.