Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gazetarëve iu kërkohet që të raportojnë edhe për shkeljet që u bëhen atyre në vendin e punës

Mungesa e kontratave, vonesat e pagave, shkeljet në pushimin e lehonisë, angazhimi jashtë orarit pa asnjë kompensim dhe mosdeklarimet e kontributeve, janë disa nga problemet me të cilat gazetarët përballen në vendin e punës.

Kjo u tha në takimin e grupit punues për "Kushtet e punës së gazetarëve", organizuar nga OSBE-ja, raporton KTV.

Aty gjithashtu u theksua se gazetarët përballen edhe me mungesë të kushteve të punës.

Kaltrina Hoxha nga OSBE, ka theksuar se sinjalizimi i mundshëm për shkeljen e të drejtave të gazetarëve, mund të çojë në shkëputje të kontratave për ta.

Ardiana Thaçi - Mehmeti nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, ka theksuar se përderisa gazetarët janë ata që flasin për shkeljen e të drejtave të të tjerëve, u mungon zëri për të folur për shkeljet me të cilat ata përballen.

Gazetarë nga mediet në gjuhën serbe, ndërkaq, kanë thënë se sa i përket mungesës së kushteve të punës, institucionet duhet të merren me përmirësimin e gjendjes aktuale, duke vënë theksin se mediet në veri përballen me një paqëndrueshmëri juridike.

Edhe Gazetarët në Kosovë po përballen me shkeljet e të drejtave të tyre Arbëri Gazetarët në Kosovë po përballen me shkeljet e të drejtave të tyre

Kryeinspektori i Punës, Basri Ibrahimi, ka theksuar se nga inspektimi që iu është bërë medieve vitin e kaluar, janë gjetur mbi 100 shkelje të ndryshme, por që, sipas tyre, kanë shqiptuar vetëm 3 dënime, pasi ato janë përmirësuar gjatë kohës së riinspektimit.

Ndryshe, sipas anketës “Perceptimi Publik për mediet dhe Sigurinë e Gazetarëve në Kosovë”, së OSBE-s, 52.8 përqind e të anketuarve besojnë se gazetarët nuk janë të sigurt gjatë kryerjes së punës së tyre, kryesisht shkaku i storjeve hulumtuese.