Gazetarët kosovarë mbeten të kërcënuar, shkaku i punës së tyre. Sulmet fizike, shantazhet, kërcënimet dhe presionet nga jashtë janë vetëm disa nga sfidat me të cilat janë përballur gazetarët gjatë këtij viti.
24 është numri i rasteve kur gazetarët ishin cak i sulmeve të ndryshme. Në 11 raste kanë marrë kërcënime verbale për jetë, në tri sulme janë sulmuar fizikisht, një rast me burgosje të paligjshme nga autoritetet maqedonase, një shkatërrim prone dhe dy gazetarë kanë pasur ndërhyrje në sistemin kompjuterik, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKëto të gjetura i ka prezantuar në një raport Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.
Kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi, ka thënë se Prokuroria do t’u dalë në ndihmë gazetarëve sa herë që nevojitet.
Kryetari i AGK-së, Shkëlqim Hysenaj, shprehu shqetësimin se Gjykatat vazhdojnë të kenë probleme për shqyrtimin e rasteve, ku janë të përfshirë gazetarët.