Klubet në Rumani kanë gjetur zgjidhjen për të përfunduar kampionatin në futboll të pezulluar shkaku i koronavirusit. Po synojnë të luajnë pjesën e mbetur të ndeshjeve në Turqi.
Si shumica e ligave nëpër Evropë, edhe Liga 1 e Rumanisë është pezulluar shkaku i pandemisë.
Por, një plan është shqyartuar në video-konferencë këtë javë, shkruan uebfaqja rumune “GSP”.
Klubet do të nisen në drejtim të Turqisë me aeroplanë privat brenda dy-tri javëve e do të qëndrojnë për dy muaj.
Stërvitjet do të rinisin në Antalya për një periudhë të shkurtër para-sezonale, para se gjitha ndeshjet të luhen atje.
Kanë mbetur edhe tetë xhiro deri në fund, pasi Liga 1 ka arritur tashmë në fazën përfundimtare të stinorit, të njohur si faza e plejofit.
Edhe
Shtyhet ndeshja për shkak të rastit me koronavirus
Ndeshjet pritet të nisin në qershor dhe të luhen deri në fund të korrikut. Futbollistët do të izolohen në dhoma njëshe në hotel me kosto rreth 40 euro nata. Përfshirë koston e akomodimit, transportit, marrjes me qira të stadiumeve, gjithë projekti për të përfunduar stinorin mund të kushtojë rreth dy milionë euro brenda 60 ditëve.
Kampioni në fuqi Cluj gjendet në krye të renditjes.