UEFA i ka dhënë Federatës së Futbollit të Rumanisë (FRF) kohë deri më 1 qershor për të dorëzuar planin se si planifikon të rifillojë kampionatin vendor. Lajmin e ka bërë të ditur FRF-ja në faqen zyrtare.
Kampionati në Rumani, si në shumicën e vendeve të botës, është pezulluar shkaku i koronavirusit.
UEFA muajin e kaluar i kishte dhënë ligave evropiane një afat përfundimtar deri më 25 maj për të dorëzuar planin për rifillimin, por FRF-jua ka kërkuar një zgjatje të këtij afati pasi qeveria e Rumanisë po e vlerëson situatën epidemiologjike në vend çdo dy javë.
“UEFA e ka aprovuar kërkesën e FRF-së për të shtyrë afatin për dorëzim të planit të rifillimit deri më 1 qershor”, ka thënë FRF.
Federata ka treguar se kjo shtyrje do t’i mundësojë të analizojë protokollin aktual mjekësor dhe ndikimin e tij në stërvitje ekipore. FRF-ja po shpreson që të rifillohet me ndeshje në rangun elitar nga 13 qershori, por duhet aprovimi i Qeverisë.
-
UEFA i ka dhënë ligave afat deri më 25 maj për të dorëzuar planin për rifillim
-
Kur pritet vendimi i UEFA-s për ndeshjen Rumani – Kosovë?
-
UEFA konfirmon rikthimin e tifozëve në “Euro 2020”
-
Liga e Rumanisë rifillon më 12 qershor
-
Lojtarët në futbollin e Rumanisë rrezikojnë 12 ndeshje pezullim nëse pështyjnë