Klubet profesioniste kineze të futbollit kanë arritur marrëveshje për të ulur pagat e lojtarëve gjatë pandemisë së koronavirusit.
Kjo është bërë e ditur të enjten nga Federata e Futbollit të Kinës.
“Ulja e unifikuar e pagave do të implementohet në një proporcion të arsyeshëm, pas diskutimit në mes të klubeve dhe lojtarëve. Përfaqësuesit e të gjitha niveleve të klubeve profesionale janë pajtuar me këtë në konferencë”, ka thënë federata.
Ulja e pagave do të jetë e vlefshme prej 1 marsit deri në kohën kur do të nis edicioni 2020.
Në Superligën e Kinës janë disa prej lojtarëve dhe trajnerëve më të shtrenjtë në botë. Edicioni në Kinë është dashur të filloj më 22 shkurt. Nuk ka datë se kur do të filloj kampionati i këtij viti në Kinë.
Në Kinë është paraqitur për herë të parë koronavirusi që tashmë ka prekur gjithë botën.
-
Federata kineze propozon përgjysmimin e pagave për lojtarët e trajnerët
-
Klubet po presin të konfirmojnë vendimin e hidhur për lojtarët
-
Superliga në Kinë pritet të fillojë më 18 prill
-
Kufijtë e rihapur të Kinës ofrojnë shpresë për ringjalljen e futbollit
-
Kriza ekonomike e bën të pasigurt Superligën kineze