Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Klubet e Premier Leagues në favor të fushave neutrale, nëse nuk ka rrezik nga rënia nga elita

Po rritet numri i klubeve të Premier Leagues që po e përkrahin idenë që të zhvillohen ndeshjet e mbetura të stinorit në fusha neutrale, por me kusht që të hiqet rreziku nga largimi nga elita, shkruan BBC.

Klube të elitës i është thënë se përdorimi i dhjetë stadiumeve neutrale është mënyra e vetme për të mbaruar stinorin.

Brightoni ka thënë se nuk është në favor të përdorimit të fushave neutrale pasi mund të prekë integritetin e ligës.

Klubet që janë më afër zonës së rrezikuar për të rënë nga elita, e shohin si të padrejtë që të luhet në kushte të tilla ndryshe kur rrezikojnë të humbasin statusin e klubit të elitës.

Premier League është pezulluar që nga 13 marsi për shkak të pandemisë COVID-19. Por, gjitha klubet kanë shprehur gatishmërinë për vazhdimin e 92 ndeshjeve të mbetura të stinorit 2019-20 kur të jetë e sigurt të bëhet kjo.

Klubet pranojnë që ndeshjet të luhen pa shikues për një periudhë më të gjatë dhe se nuk do të jetë financiarisht mençur të pritet deri te normalizimi i kushteve për të luajtur ndeshjet me tifozë.

Edhe Klubet e Premier Leagues shpresojnë të shmangin terrenet neutrale Sport Klubet e Premier Leagues shpresojnë të shmangin terrenet neutrale

Mirëpo, klubet që janë në pjesën e poshtme të tabelës, janë të shqetësuara se zhvillimi i ndeshjeve në stadiume neutrale, pa shikues dhe po ashtu me paqartësinë sa i përket lojtarëve kontrata e të cilëve skadon më 30 qershor, do ta bëjë situatën shumë ndryshe për dallim nga ajo që ishte në 28 apo 28 xhirot e kaluara.

Klubet thonë se është e pamundur të mbahet integriteti i garës në rrethana të tilla.

Shefi-ekzekutiv i Brightonit, Paul Barber, ka shtuar: “Në këtë pikë kritike të stinorit, zhvillimi i ndeshjeve në fusha neutrale, sipas këndvështrimit tonë, ka potencial për të pasur ndikim në integritetin e garës”.

Barber ka thënë se e pranojnë faktin se ndeshjet duhet të luhen pa shikues.

Klubet që rrezikojnë të humbasin para të mëdha me rënie nga elita, po ashtu janë të frikësuara se financat e tyre mund të marrin goditje tjetër nëse vazhdojnë të luhen ndeshjet pa shikues edhe në Kategorinë e Dytë të Anglisë stinorin e ardhshëm.

Nëse nuk ka rënie nga Premier League, atëherë dy apo tri klube prapë mund të ngjiten nga Kategoria e Dytë, duke e rritur numrin e klubeve në elitën angleze në 22 apo 23, stinorin e ardhshëm.

Faktori kryesor në idenë për t’u luajtur në fusha neutrale, është që të reduktohet mundësia e mbledhjes së tifozëve, dhe zgjedhja e fushave do të bëhet kryesisht bazuar në vlerësimin e policisë dhe Autoritetit të Sigurisë së Fushave Sportive.

Jo të gjitha fushat neutrale do të jenë fusha të Premier Leagues, ndonëse shumica do të jenë.

Edhe Premier League do të paralajmërojë klubet për votimin kundër terreneve neutrale Sport Premier League do të paralajmërojë klubet për votimin kundër terreneve neutrale

Klubet e Premier Leagues do të rishikojnë këtë çështje, pasiu që qeveria e Britanisë të rishikojë masat kufizuese më 7 maj.

Ndërkohë të dielën, ish-trajneri i Liverpoolit, Gerard Houllier, ka thënë se Liverpoolit duhet të shpallet kampion i Anglisë nëse stinori nuk vazhdohet. Liverpooli ka 25 pikë epërsi në krye të Premier Leagues, ndërsa deri në fund kanë mbetur edhe pesë xhiro.

“Po, kështu bënë në Francë. Ia dhanë titullin Paris Saint-Germainit. Parisi kishte 12 pikë epërsi dhe mendoj se Liverpoolit i duheshin vetëm dy fitore për të siguruar titullin. Po të ishte një dallim i vogël prej dy apo tri pikëve, atëherë mund të kundërshtohej kjo, por 25 pikë nuk ka gjasa që të lëshohen. Liverpooli e meriton titullin”, ka thënë Houllier për “TalkSport”.