Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Liverpooli i dëshpëruar me deklaratat e kryebashkiakut për përfundim të edicionit

Te lideri i Premier Leagues, Liverpooli, kanë thënë se janë të dëshpëruar me deklaratën e kryebashkiakut të qytetit se stinori nuk duhet të rifillojë edhe pa shikues, për shkak të rrezikut për grumbullim të tifozëve jashtë Anfieldit.

Liverpooli ka 25 pikë më shumë se përcjellësi i parë, Manchester City. Liverpoolit i duhen vetëm edhe dy fitore për të siguruar titullin e parë në 30 vitet e fundit.

Klubet e Premier Leagues do të mblidhen të premten për të diskutuar mënyrat e përfundimit të edicionit. Disa skuadra kanë hapur qendrat stërvitore për stërvitje individuale të lojtarëve.

Kryebashkiaku, Joe Anderson, ka thënë për BBC të enjten se gjëja më e mirë do të ishte shpallja e stinorit të përfunduar dhe që Liverpoolit t’i dorëzohet titulli që e meriton.

“Edhe po të luhet pa shikues, mijëra njerëz do të mblidheshin në afërsi të Anfieldit”, ka thënë Anderson, tifoz i Evertonit.

Edhe Klopp: Liverpooli nuk do të ndalet edhe pasi ta sigurojë titullin Sport Klopp: Liverpooli nuk do të ndalet edhe pasi ta sigurojë titullin

Liverpooli është përgjigjur përmes një komunikate duke thënë se ka mungesë provash për të mbështetur pretendime të tilla.

“Në javët e fundit ne jemi angazhuar me grupet e mbështetësve të cilët na kanë informuar për vendosmërinë e tyre për të respektuar masat e distancës sociale. Në rast se publikohet njoftimi për rifillim të futbollit, ne do të vazhdojmë të punojmë me ta dhe me të përfshirët tjerë për të arritur këtë objektiv thelbësor”.