Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Klubet e Premier Leagues do të votojnë për kthimin në stërvitje në grup

Klubet e Premier Leagues do të mbajnë një video-konferencë emergjente të hënën ku do të votohet për rikthimin në stërvitje në grup, shkruan agjencia Reuters.

Së paku 14 nga 20 klubet janë pajtuar se protokolli i sigurisë është i mjaftueshëm, ku lojtarët me gjasë do të kthehen në fazën e parë të kufizuar të stërvitjeve në grup të martën.

Qeveria javën e kaluar ka hapur derën për kthimin në sportin elitar, por mbesin disa pengesa para se Premier League të rifillojë ndeshjet pa shikues.

Klubet janë inkurajuar me fillimin e Bundesligës këtë fundjavë. Bundesliga ka qenë liga e parë e madhe e futbollit nëpër botë që ka rifilluar pas pushimit të detyrueshëm shkaku i pandemisë së koronavirusit.

Video-konferenca e të hënës është pengesa e parë. Klubet duhet të pajtohen për kushtet për lojtarët që të kthehen në stërvitje nën rregulla strikte.

Në masat e sigurisë përfshihen tendat ku do të bëhet kontrolli i temperaturës, do të ketë kritere strikte të higjienës, nuk ka byfe dhe nuk ka dushe. Maksimalisht do të lejohen pesë lojtarë në fushë dhe do të ndalohen ndërhyrjet.

Lojtarët do të testohen dy herë në javë dhe do t’u kërkohet të japin pëlqimin me shkrim se e kanë pranuar dhe e kanë kuptuar rregulloren e klubit për COVID-19.

Edhe Nga sot kthehen stërvitjet e kontaktit në Premier League Sport Nga sot kthehen stërvitjet e kontaktit në Premier League

Ndonëse shumica e lojtarëve janë përkrahës, ka edhe të atillë që kundërshtojnë, si Raheem Sterling i Manchester Cityt, Danny Rose i Tottenhamit dhe Troy Deeney i Watfordit.

Mesfushori i Chelseat, Willian, ka shtuar: “Sinqerisht, nga ajo që shoh, shumë lojtarë – shumica – janë komod me idenë e rikthimit. Ne jemi vërtetë të interesuar të kthehemi, pasi na mungon futbolli dhe të bëjmë atë që duam. Por, duhet të jetë i sigurt”.