Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Klubet e paorganizuara përfitojnë nga shtyrja e fillimit të edicionit

Edicioni i ri në Superligën e Kosovës në basketboll nuk do të nisë këtë vikend (30 shtator/1 tetor), ashtu siç ishte paraparë.

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), ka marrë vendim për shtyrjen e fillimit të edicionit për disa ditë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kjo shtyrje është bërë me kërkesë të përfaqësuesve të klubeve të Superligës për të pasur më shumë kohë për përgatitje. Gati katër muaj pushim mes dy edicioneve, nuk u ka mjaftuar klubeve të organizohen. Kanë kërkuar edhe disa ditë.

Kështu, edicioni 2017/18 i Superligës do të startojë javën tjetër, më 4/5 tetor.

Një gjë të tillë, e ka konfirmuar edhe kryetari i FBK-së, Erolld Belegu, të martën, shkruan Koha Ditore.

Belegu ka thënë se kjo shtyrje nuk është bërë vetëm për shkak të kërkesës së klubeve, por edhe shkaku i sponsorit të ri të Superligës që do të zyrtarizohet gjatë këtyre ditëve. Ai, gjithashtu, shtoi se kjo shtyrje do të jetë e mirëseardhur edhe për disa klube që përgatitjet i kanë nisur me vonesë....(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)

Tash gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.