Përderisa kampioni Napoli vazhdon festën në Bologna të dielën në ndeshjen e parafundit të kampionatit, mbetet edhe pak punë për t’u bërë nga klubet e qytetit të Milanos për ta siguruar vendin që dërgon në “Champions”.
Juventusi të hënën e nisi ditën në vendin e dytë në tabelë, por pak para ndeshjes me Empolin, u dënua me heqjen e 10 pikëve dhe zbriti në pozitën e shtatë.
Më pas u mposht nga Empoli 4:1, dhe si rezultat i kësaj, Lazio e siguroi pozitën e dytë. Napoli ka 86 pikë si kampion, kurse Lazio 68 pikë.
Interi ka 66 pikë në pozitën e tretë, ndërsa Milani ka 64 pikë.
Heqja e këtyre pikëve për Juventusin ka bërë që Interi dhe Milani të jenë në prag të sigurimit të vendeve të Ligës së Kampionëve.
Klubet e Milanos mund t’i ndihmojnë vetes dhe njëra-tjetrës këtë vikend, nëse i mposhtin skuadrat që janë në garë po ashtu për një vend në “Champions”.
Edhe
Katër klube luftojnë për dy vende të Championsit në Itali
Interi të shtunën nga ora 20:45 luan në shtëpi kundër Atalantas, që zë vendin e pestë me 61 pikë.
Milani luan në udhëtim te Juventusi të dielën në orën 20:45 dhe e mbyll xhiron.
Edhe Roma kërkon vend në “Champions”, pasi kur kanë mbetur edhe dy xhiro për t’u luajtur, skuadra e drejtuar nga Jose Mourinho në vendin e gjashtë ka 60 pikë. Juventusi ka 59 pikë në vendin e shtatë.
Interi në mesjavë iu gëzua fitimit të trofeut të Kupës së Italisë, dhe tani e synon triumfin në Ligën e Kampionëve në muajin tjetër.
Nëse Interi nuk mposhtet dhe Milani fiton, katër vendet e para për “Champions” do të ishin të sigurta për edicionin tjetër.
Edhe
Në Itali luhet për vendet e Championsit
Edhe gara për mbetje në elitë është interesante në Itali.
Cremonese dhe Sampdoria tashmë kanë rënë zyrtarisht nga liga. Por Hellas Verona, që është në pozitën e 18-të e që dërgon një rang më poshtë, ka gjasa të mbijetojë.
Verona do të luftojë me Leccen dhe Spezian për t’i ikur rënies.
Nëse Verona mposhtet nga Empoli, Spezia fiton ndaj Torinos në udhëtim dhe Lecce mposht Monzan, atëherë Verona do të binte nga liga.
Edhe
Interi pranë titullit, lufta për pozitat e tjera
Lecce ka 33 pikë në vendin e 16-të.
Spezia ka 31 pikë në vendin e 17-të, kurse Verona 30 pikë