Klubet belge të futbollit të hënën kanë shtyrë votimin për të konfirmuar anulimin e edicionit. Votimi është shtyrë për javën e ardhshme, duke lënë të hapur derën për rifillim të edicionit, ka shkruar Reuters.
Pas një vendimi që u mor në fillim të muajit, 24 klubet e Pro Leagues është dashur të konfirmojnë përfundimin e parakohshëm të stinorit për shkak të pandemisë Covid – 19. Por vendimi është shtyrë.
Votimi do të bëhet më 4 maj, derisa sportistët në Belgjikë po presin më shumë qartësi për atë se a ka gjasë që të lehtësohen masat e izolimit.
“Klubet u mblodhën për të diskutuar për pasojat e koronavirusit dhe atyre iu dha informacion i detajuar në lidhje me situatën jashtëzakonisht komplekse që ka krijuar kriza. Shumica e klubeve janë pajtuar që të shtyhet vendimi për të përfunduar edicionin”, thuhet në një komunikatë të Pro Leagues.
Liga e Belgjikës ishte e para në Evropë që vendosi të anulojë pjesën e mbetur të edicionit. Vendimin e mori Bordi i Pro Leagues. Club Brugge pritej të fitonte titullin, por vendimi duhet të ratifikohet nga klubet. Vendimi për ratifikim është shtyrë dy herë.
UEFA kishte kundërshtuar vendimin e ligës belge për përfundim të hershëm të edicionit. Por më pas UEFA e ka lënë të hapur mundësinë që disa liga mos të vazhdojnë.
-
Klubet belge shtyjnë sërish votimin për të anuluar stinorin
-
Liga e Belgjikës shtyn ratifikimin e vendimit për të anuluar edicionin
-
Belgjika të premten merr vendimin final për fatin e stinorit në futboll
-
Belgjika ndalon garat sportive deri më 31 korrik, stinori në futboll nuk do të vazhdohet
-
Liga e Belgjikës lë derën hapur për rifillim