Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Klubet angleze do të dezinfektojnë barin për sigurinë e lojtarëve

Nënkryetarja e West Hamit, Karren Brady ka thënë se klubet duhet të dezinfektojnë barin në fushat e qendrave stërvitore për të siguruar që lojtarët mund të kthehen në punë në mënyrë të sigurt.

Klubet e Premier Leagues angleze po bëhen gati për të rifilluar stërvitjet, ndërsa synimi është që ndeshjet të vazhdojnë prej qershorit.

Brady thotë se kur lojtarët lejohen të punojnë sërish së bashku, rregulla strikte do të jenë në fuqi për të minimizuar mundësinë e paraqitjes së rasteve me koronavirus.

Në kolumnen e saj në The Sun, ajo ka shkruar: “Nëse bllokomi hiqet dhe qeveria e autoritetet shëndetësore japin leje për të filluar me stërvitjet pa kontakt, duhet të ketë rregulla të reja për lojtarët dhe stafin. Kjo nënkupton që lojtarët të jenë të vetëm në vetura dhe që të qëndrojnë dy metra larg njëri-tjetrit, ndër të tjera. Në këtë fazë ndërhyrjet ndalohen, por do të lejohen pasimet dhe goditjet në portë”.

Drejtuesja e klubit anglez ka folur edhe për masa tjera që parashikohen.

“Duhet të dezinfektojmë flamujt në kënde, portat dhe madje edhe barin. Si do të bëhet kjo mbetet mister, pasi dezinfektimi zakonisht shkatërron barin”.