Tetë lojtarë të West Hamit po shfaqin simptoma të lehta të koronavirusit. Këtë e ka bërë të ditur të shtunën nënkryetarja e klubit anglez të futbollit, Karren Brady.
Lojtarët e West Hamit janë në izolim, ndërsa Brady në një kolumne të publikuar të shtunën ka thënë se futbollistët dhe familjet e tyre duket se janë mirë.
“Por nuk ka të bëjë me më shumë se një shtrëngim duarsh, një teshtitje apo kollë. Kështu që është afër nesh dhe askush nuk duhet të jetë i vetëkënaqur”, ka shkruar ajo.
Brady ka thënë se stinori në Premier League mund të zhvillohet edhe gjatë gjithë korrikut.
“Kur të gjitha klubet e Premier Leagues u takuam së fundi, u morëm vesh që të fillojmë garën sa më shpejtë të jetë e mundur. Ndeshjet do të luhen edhe në korrik, nëse kërkohet, për të përfunduar këtë kampanjë. Ky është plani. Këtë duam të ofrojmë ne”.
Të premten ka pasur raportime të shumta se edicioni në Premier League mund të mos vazhdojë më dhe se kjo do t’i kushtojë me titull Liverpoolit. Ndërkohë Premier League ka njoftuar se vendime të vështira duhet të merren në vazhdim.
-
Te skuadra e Premier Leagues me tre të prekur nga koronavirusi, lojtarët po refuzojnë të ushtrojnë
-
Klubet angleze do të dezinfektojnë barin për sigurinë e lojtarëve
-
Ia dhanë dorën Artetas, izolohen lojtarët e West Hamit
-
Premier League thotë se mjaftojnë katër raste me koronavirus për ta shtyrë ndeshjen
-
Ndeshjet e Premier Leagues do të vazhdojnë të luhen