Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kloppi në histori të Liverpoolit

Liverpooli po vazhdon me fitore në Premierligë.

Skuadra e udhëhequr nga trajneri Jurgen Klopp, pas fitores me West Hamin, ka përforcuar edhe më shumë pozitën e parë, duke u shkëputur 19 pikë nga përcjellësi Manchester City, transmeton KTV.

Por, përveç kësaj, trajneri Klopp ka vendosur edhe një rekord.

Me fitoren ndaj West Hamit, tani, Liveprooli ka mposhtur të gjitha ekipet në Premierligë.

Është hera e parë në historinë 127-vjeçare të Liverpool, që mposht të gjitha skuadrat në Premierligë brenda një sezoni, dhe këtë e bën pas vetëm 24 xhirove.

Artikuj të ngjashëm