Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Liverpooli merr pikë të rëndësishme

Liverpooli ka shënuar fitore të rëndësishme në Premier League, në kuadër të xhiros së 33-të të Premier Leagues angleze.

“Të kuqtë” e drejtuar nga Juergen Kloppi, të mërkurën mbrëma e fituan edhe ndeshjen e dytë rresht në ligë dhe mbajnë gjallë shpresën për të zënë një vend që dërgon në “Champions” edicionin tjetër.

Liverpooli fitoi në udhëtim te West Hami me rezultatin 2:1.

Lucas Paqueta i dha epërsinë vendësve në minutën e 12-të, por gjashtë minuta më vonë, për 1:1 shënoi Cody Gakpo.

Golin e pikëve të plota për mysafirët e realizoi mbrojtësi Joel Matip, në minutën e 67-të.

Liverpooli pas 32 ballafaqimeve të luajtura ka 53 pikë në pozitën e gjashtë.

West Hami ka 34 pikë në pozitën e 14-të.

Artikuj të ngjashëm