Liverpooli ka shënuar fitoren e gjashtë rresht në të gjitha garat, ndërsa vazhdon serinë pa disfatë në 16-të ndeshje zyrtare.
Liverpooli të dielën mposhti West Hamin 3:1, në kuadër të xhiros së gjashtë të Premier Leagues.
Mohamed Salah i dha epërsinë Liverpoolit në minutën e 16-të, nga penalltia që e fitoi vetë.
Jarrod Bowen më pas barazoi shifrat për West Hamin, tre minuta pa u mbyllur pjesa e parë.
Darwin Nunez pas një ore lojë realizoi për 2:1, kurse Diogo Jota e shënoi golin e fundit të përballjes.
Për trajnerin e West Hamit, David Moyes, ishte disfata e 24-t nga Liverpooli në Premier League.
Liverpooli është i dyti në tabelë me 16 pikë, dy më pak se Manchester City.
West Hami mbetet me 10 pikë.