Kapiteni, Jordan Henderson do t’i mungojë skuadrës së Liverpoolit përreth tre javë, për shkak të një lëndimi muskulor.
Këtë e ka konfirmuar trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp në prag të ndeshjes së radhës në ligë ndaj West Hamit, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHendersoni pësoi një lëndim gjatë humbjes prej 1 me 0 në sfidën e Ligës së Kampionëve ndaj Atletico Madridit.
“Lëndimi i Hendersonit do të mund të ishte edhe më i rëndë. Siç e dimë është një lëndim muskulor. Kemi dëgjuar për lëndime të tilla deri tani në Premier Ligë – si ai i Harry Kanet për shembull. Por, kjo nuk është aq keq. Ai do të mungojë përreth 3 javë, që nuk është gjë e mirë, por siç e shoh unë kemi pasur fat”, është shprehur Klopp.
Liverpooli e pret në Anfield Road klubin londinez të hënën, nga ora 21:00.