Liverpooli po përballet me lëndimin edhe të një futbollisti.
Andy Robertson do të jetë jashtë fushës së gjelbër deri pas ndeshjeve të përfaqësueseve për shkak të problemeve me gju.
Robertsoni këtë lëndim e mori në ndeshjen e javës së kaluar kundër Napolit në Ligën e Kampionëve, ndërsa do të mungojë edhe kundër Ajaxit të martën.
“Ai është i lënduar. Robertsoni nuk do të luajë 100%. Lëndimi i erdhi në minutën e 93-të, ndërsa pati telashe në ditën tjetër. Ai do të jetë jashtë fushës të paktën deri pas ndeshjeve të përfaqësueseve”, ka thënë trajneri Juergen Klopp në konferencën për shtyp të hënën.