Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Henderson mungon kundër Fulhamit

Foto: Reuters

Kapiteni i Liverpoolit, Jordan Henderson do të mungojë në ndeshjen e të dielës në Premier League kundër Fulhamit, pasi ende nuk ka kuruar një lëndim të kyçit të këmbës, ka bërë të ditur trajneri gjerman i Liverpoolit, Juergen Klopp në konferencë për media të premten.

Henderson u lënda herët në ndeshjen e 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve që Liverpooli e fitoi 3:1 të mërkurën mbrëma ndaj Bayern Muenchenit, transmeton Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

"Lëndimi i Hendersonit e dimë se është mjaftueshëm serioz për të munguar në fundjavë. Pauza me përfaqësuese do të mjaftojë që ai të kthehet në skuadër. Ka një lëndim në kyç. Testet dhanë lajm të mirë, por prapë duhet të pushoj në fundjavë".