Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Hendersoni dhe Robertsoni mund të rikthehen ndaj Leicesterit

Liverpooli po shpreson që kapiteni Jordan Henderson dhe mbrojtësi i krahut, Andry Robertson, janë të gatshëm për ndeshjen e së dielës ndaj Leicesterit në Premierligë.

Hendersoni u lëndua në grumbullimin e Përfaqësueses së Anglisë, sikurse edhe Robertsoni me Skocinë.

Sipas mediave angleze, trajneri Jurgen Klopp po shpreson që dyshja do të arrijë të rikuperohet për këtë takim. Liverpooli është duke u përballur me lëndime të shumta ku deri më tani i mungojnë gjashtë futbollistë: Virgil Van Dijk, Joe Gomez, Alexandre Arnold, Fabinho, Thiago Alcantara dhe Mohammed Salah.

Hendersoni thuhet se u kthye në Liverpool si një masë “parandaluese” për të lehtësuar shqetësimet e mëtejshme.