Jordan Henderson i është bashkuar Liverpoolit në stërvitje vetëm disa ditë pas largimit të hershëm të Anglisë nga Kupa e Botës në Katar.
Liverpooli po përgatitet në Dubai për vazhdimin e kampionatit në Premier League.
Henderson ka pasur një bisedë me trajnerin Jurgen Klopp para se të niste stërvitja të mërkurën.
Liverpooli më 26 dhjetor luan ndeshjen kundër Aston Villas, ndërsa më 30 dhjetor ndaj Leicester Cityt.