Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Klopp: Thiago do të na ndihmojë në këtë edicion

Trajneri Jurgen Klopp ka dhënë sinjale se mesfushori Thiago Alcantara do të qëndrojë te Liverpooli edhe në këtë edicion.

Për spanjollin flitej se do të largohej në elitën e futbollit të Arabisë Saudite.

Në futbollin arab nga Liverpooli më herët janë larguar edhe Fabinho dhe Jordan Henderson.

“Ai është duke stërvitur tani, ka ardhur dhe më ka pyetur se cili do të jetë roli i tij dhe kemi biseduar”, ka thënë Klopp për Thiagon.

“Ai është lojtar me eksperiencë shumë të madhe. Ai ka një javë që është duke stërvitur me skuadrën dhe do të jetë ndihmesë e madhe për ne”, ka theksuar Klopp të shtunën në konferencën për shtyp, një ditë para ndeshjes me Chelsean.

Edhe Klopp në bisedime me një klub nga Arabia Saudite Futboll 1 muaj më parë Klopp në bisedime me një klub nga Arabia Saudite

Në edicionin e kaluar, Thiago Alcantara u përball me shumë lëndime.

Zhvilloi vetëm 28 ndeshje në të gjitha garat dhe e pati një asistim.