Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Klopp: Roma e fortë, kishim fat

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp pas kualifikimit në finale të Ligës së Kampionëve ka deklaruar se skuadra e tij ishte me fat sot ndaj Romës, ndërsa ka vlerësuar si shumë të fortë skuadrën italiane.

“Të Kuqtë” shkojnë në finale të Ligës së Kampionëve pas rezultatit të përgjithshëm 7-6, e në finale do të përballet me kampionin në fuqi, Real Madridin, transmeton Koha.net. Takimin e sotëm Roma e fitoi 4-2.

“Ishim me fat sot, e dimë këtë. Roma është e fortë, i kontrolluam aty ku duhet, pasi ishin të çmendur, rrezikuan”, është shprehur Klopp, i cili thotë se kualifikimi në finale i dedikohet tifozit të Liverpoolit, Sean Cox i cili në ndeshjen e parë gjysmëfinale në Angli ishte bërë për spital nga fansat e Romës.