Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Klopp: Na është dashur kjo fitore

Trajneri i Liverpoolit, Juergen Klopp është ndarë i kënaqur me mënyrë se si skuadra e tij ka kontrolluar ndeshjen ndaj Leipzigut. Liverpooli fitoi 2:0 dhe bëri hap të rëndësishëm drejt kalimit në çerekfinale të Championsit.

“Ishte një ndeshje që e synonim, një ndeshje që na është dashur. Leipzigu mund të jetë i papërmbajtshëm, mund të kaloj skuadrat me vrapim. Është vërtetë ekip fizik por sonte ne kontrolluam lojtarët e Leipzigut në mënyrë të shkëlqyeshme. Ne kemi luajtur ndeshje vërtetë të mirë dhe kemi marrë rezultatin që e kemi merituar”, ka thënë Klopp.

“Ne jemi mbrojtur vërtetë mirë dhe kemi rikuperuar me sukses. Ishte ndeshje e vështirë, vetëm dy ditë pas ndeshjes paraprake. Është vetëm ndeshja e parë, ne e dimë këtë, por shumë njerëz po prisnin që ne të rrëshqasim përsëri. Për dy vjet ne ishim shumë të mirë dhe këtë vit po kemi probleme. Por kjo është në rregull. Shumë njerëz kanë pritur që të rrëshqasim sërish, por djemtë nuk e bën këtë”, ka theksuar trajneri gjerman.

Artikuj të ngjashëm