Trajneri i Liverpoolit, Juergen Klopp është i bindur se sulmuesi Divock Origi nuk do të largohet gjatë afatit kalimtar të janarit dhe do të mbetet në klub deri në fund të sezonit.
Klopp ka thënë se Liverpooli ka nevojë për shërbimet e Origit dhe personalisht llogarit në të. Kohët e fundit është raportuar se Origi do të largohet nga Liverpooli për shkak të minutazhës së vogël por Klopp ka mohuar gjithçka.
“Nuk ka asnjë skenar të largimit të tij. Unë mund të konfirmoj se Origi do të mbetet te Liverpooli”, ka thënë Klopp. 26-vjeçari ka shënuar pesë gola dhe ka bërë dy asistime në dhjetë ndeshje në të gjitha garat për Liverpoolin, ekip me të cilin ka kontratë deri në fund të këtij edicioni por që e ka opsionin e rinovimit edhe për një vit tjetër.