Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Klopp komenton përsëritjen e shortit në Champions League

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka komentuar përsëritjen e shortit të Champions League. Për trajnerin gjerman ishte normale përseritja pas gabimit teknik.

“E pashë drejtpërdrejt dhe mendova se nuk mund ta linin ashtu. Duhet të bëhej edhe një herë dhe ashtu ndodhi”, deklaroi Klopp. Liverpooli do të takohet me Interin në 1/8 e finales. Për trajnerin, Klopp do të jetë një takim tejet i vështirë. “Sigurisht është një short i vështirë. Ata janë lider në Serie A, kanë një ekip shumë të mirë për momentin. Kanë lojtarë kualitativ të cilët mund ta bëjnë dallimin”, u shpreh Klopp.

Artikuj të ngjashëm