Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Klopp: Goli i Manes ishte i rregullt

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka komentuar golin e anuluar të Sadio Manes në sfidën e sotme ndaj Arsenalit.

Ai thotë se ishte gol i rregullt, por gjyqtari anësor mendoi ndryshe duke e ngritur flamurin për pozicion jashtë loje, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Mendoj se ishte gol. A ndihem i lënduar? Nuk jam i sigurt. Thjesht mendoj se duhej të ishte gol, por kjo është si është – një situatë futbolli. Tani kanë ndryshuar rregullat e pozitës jashtë loje prej kohës kur unë isha lojtar”, ka deklaruar Klopp.

Liverpooli mori një pikë në udhëtim tek Arsenali, duke barazuar 1-1.