Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Klopp kërkon që ndeshja me Tottenhamin të përsëritet

Trajneri Juergen Klopp ka bërë thirrje që ndeshja e Liverpoolit kundër Tottenhamit të përsëritet pasi VAR-i anuloi golin e Luis Diazit për pozicion jashtë loje.

Duke folur përpara ndeshjes së Liverpoolit në Ligën e Evropës kundër Union Saint-Gilloise, Klopp ka thënë se ndeshja me Tottenhamin, të cilën ekipi i tij e humbi 2:1, duhet të trajtohet në mënyrën e duhur.

Pas ndeshjes, VAR-i pranoi gabimin dhe i kërkoi falje Liverpoolit që ia kishte anuluar golin e rregullt.

Me këtë gol të Diazit, Liverpooli do të avanconte 1:0, por pas anulimit të tij, ekipi i Kloppit në fund të takimit u mposht me rezultatin 2:1 nga Tottenhamit.

“Të gjithë personat e përfshirë, arbitri në fushë, gjyqtari i linjës, gjyqtari i katërt dhe veçanërisht në këtë rast, VAR-i, nuk e bënë këtë qëllimisht. Ishte një gabim i dukshëm dhe mendoj se do të kishte zgjidhje për të më pas. Disa njerëz ndoshta nuk duan që unë të them, por nuk e them si trajner i Liverpoolit, më shumë si futbollist, se kjo ndeshje duhet të përsëritet. Kështu është. Ndoshta nuk do të ndodhë”, ka thënë Klopp.

VIDEO:

 

Artikuj të ngjashëm