Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp dëshiron ta blejë anësorin e Paris Saint-Germainit, Julian Draxler.
Sipas mediave britanike, tekniku gjerman synon ta transferojë yllin e PSG-së gjatë kësaj verë.
Klopp i njeh mirë cilësitë që posedon lojtari nga koha kur të dytë ishin pjesë e Bundesligës gjermane.
Strategu gjerman dëshiron ta forcojë repartin e sulmit gjatë kësaj vere dhe Draxler është në listën e Kloppit.