Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Klopp e do Meyerin e Schalkes

Futbollisti i Schalkes, Max Meyer është futur në “radarët” e klubit anglez, Liverpool.

Mediet britanike raportojnë se trajneri i “Reds”, Jurgen Klopp është i interesuar për gjermanin, transmeton kp.

Pas transferimit të Mohamed Salah, tashmë tekniku gjerman është në kërkim të një tjetër transferimi cilësor, dhe Meyer thuhet se është në listën e strategut gjerman.

“Jurgen Klopp është i interesuar për Max Meyer”, shkruajnë mediet britanike.