Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Salah te Liverpooli, punë e kryer sipas mediave italiane

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, këtë verë synon të sjell në klub një krah dhe ish-ylli i Chelseat, Mohamed Salah, është top-prioriteti i tij.

Përfaqësuesi i Egjiptit ka pasur një sezon të mrekullueshëm për Romën, duke shënuar 19 gola në 41 paraqitje në të gjitha garat.

Liverpooli ka qenë i lidhur me 25 vjeçarin për disa javë, por marrëveshja ka dalë të jetë e vështirë për t’u arritur.

Roma pak ditë më parë refuzoi ofertën e parë të Redsave prej 28 milionë eurosh, duke kërkuar së paku 40 milionë për yllin e tyre.

Dhe raportimet e fundit në Itali thonë se Klopp dhe bashkëpunëtorët e tij janë pajtuar për këtë shumë.

Edhe Salah refuzon ofertën e Liverpoolit Sport Salah refuzon ofertën e Liverpoolit

“Transfermarketweb” thotë se Roma e ka lejuar Salahun që të kalojë në Anfield pas ofertës së Liverpoolit prej 45 milionë eurosh.

Po ashtu, raportohet se sulmuesi është i interesuar që të kalojë në skuadrën nga Merseyside.